HomeAktualeKryenegociatori Zulfaj në Luksemburg: Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit...

Kryenegociatori Zulfaj në Luksemburg: Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit

spot_img

Me ftesë nga kryesuesja e presidencës së BE-së – Qipro dhe Komisioni Evropian, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, mori pjesë në takimin e ministrave për Çështje Evropiane në kuadër të takimit të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme (GAC), që u mbajt në Luksemburg.

Ky ishte takimi i parë me përbërje nga shtetet partnere të zgjerimit në nismën “Mburoja e Demokracisë Evropiane” prej kur inicua nga Komisioni Evropian në nëntor të 2025.

Në fjalimin e tij, Zulfaj theksoi se demokracia është fusha e vetme ku integrimi në instrumentet e BE-së duhet të jetë i shpejtë dhe jo gradual. “Paqja, liria dhe prosperiteti i BE-së janë ndërtuar mbi themelin demokratik”, tha Zulfaj.
Ai vuri në dukje se demokracia nuk është e garantuar, por një trashëgimi që çdo brez duhet ta mbrojë.

Kryenegociatori Zulfaj ka pohuar se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm demokratik, në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe standardet zgjedhore.

Megjithatë, ai shtoi se Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, përfshirë narrativat ruse që shpërndahen në rajon përmes Serbisë, me synim polarizimin shoqëror dhe minimin e zgjedhjes demokratike të qytetarëve.

Ai kujtoi se në zgjedhjet e këtij viti u regjistruan dhjetëra mijëra postime politike, video të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe deklarata të fabrikuara, ndërsa misioni i vëzhgimit të BE-së vitin e kaluar identifikoi dhjetëra artikuj nga mediat ruse “Sputnik Srbija” dhe “Russia Today” me bazë në Beograd, që kanë targetuar fushatën zgjedhore të Kosovës me dezinformim.

Kryenegociatori Zulfaj potencoi se Kosova tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe demokratike, përfshirë themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit, zgjerimin e shërbimeve të eKosova, ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe investimin në edukimin medial dhe qytetarinë aktive.

Në këtë drejtim, ai mirëpriti përfshirjen e vendeve partnere të zgjerimit në Mburojën e Demokracisë Evropiane dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së hershme në mekanizmat e kësaj iniciative duke përfshirë kanalet e paralajmërimit të hershëm, protokollet e reagimit ndaj incidenteve, ushtrimet e reagimit të shpejtë, si dhe lidhjen e fakt-kontrolluesve (fact-checkers) dhe studiuesve nga Kosova me Observatorin Evropian të Medieve Digjitale (EDMO).

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...