Gëzim Sveçla ndalohet për 48 orë pas dëmtimit të pajisjeve të Kuvendit Komunal të Prishtinës
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ndalimi i Sveçlës u bë pasi ai gjatë ditës së sotme, pas kalimit të buxhetit në Kuvendin Komunal në kryeqytet, ka dëmtuar pajisjet e këtij institucioni, më saktësisht shkuli komplet një mikrofon nga pjesa ku ulen zyrtarët e lartë të pushtetit lokal në Prishtinë.
Postimi i tij:
Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?
Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë.
Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë!
Shihemi!