Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje për sektorin privat.
Ai ka thënë se investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve, duke premtuar subvencione dhe grante që mbulojnë shumën totale të investimeve deri në 30 për qind.
“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind. Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve”, deklaroi Hamza në një postim në Facebook.
Ai theksoi po ashtu se një aspekt kyç i këtij plani është përmirësimi i kushteve të punëtorëve.
“Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre”, tha ai.