Kurti edhe për zgjedhjet e ardhshme kandidat i LV-së për kryeministër

Kurti edhe për zgjedhjet e ardhshme kandidat i LV-së për kryeministër

Mes qindra anëtarëve dhe aktivistëve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve dhe miqve të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen LVII të Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i Lëvizjes, kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u zgjodh si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datë 9 shkurt 2025.

Kryetari dhe kryeministri, Albin Kurti, në adresimin e tij, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj të gjithëve që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në avancimin e vizionit të Lëvizjes Vetëvendosje! për një Kosovë të pavarur, të drejtë dhe të zhvilluar.

Ai theksoi arritjet e qeverisjes që ai drejton në fusha si ekonomia, shëndetësia dhe siguria, si dhe bëri thirrje për mobilizimin e organizatës për zgjedhjet e 9 shkurtit – për një fitore me mbi 50%.