Thaçi sot para gjykatës, përballet me aktakuzën e re

Thaçi sot para gjykatës, përballet me aktakuzën e re

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.

Thaçi pritet që të dalë sot në gjykatoren e Speciales për të treguar nëse ndihet apo jo fajtor për aktakuzën e re.

Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.