Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin – Elkosin
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi, ka mbajtur një tubim entuziast me të rinjtë e Pejës në kuadër të para fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë energjike dhe argëtuese, ishte më shumë se një mbrëmje festive.
Ajo u shndërrua në një platformë për dialog dhe shkëmbim idesh midis kandidatit dhe të rinjve të pranishëm.
Kelmendi ndau vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar, ku të rinjtë luajnë një rol qendror në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.
Në fjalimin e tij, Kelmendi vlerësoi energjinë dhe potencialin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje:
“Të rinjtë janë forca jonë kryesore. Vizioni ynë për Kosovën nuk mund të realizohet pa angazhimin e tyre aktiv dhe idetë e tyre kreative. Së bashku, mund ta çojmë vendin tonë përpara”, ka deklaruar ai.
Të pranishëm në tubim ishin edhe figura të njohura nga AAK, si Ali Berisha e Daut Haradinaj.
“Ali Berisha dhe krejt rinia e Pejës në përkrahje të kandidatit të AAK-së për Kuvendin e Kosovës, Egzon Ramiz Kelmendi -Elkos. Egzoni dhe kjo familje po e jetësojnë ëndrrën e kosovarëve se në Kosovë ka shpresë”, ka shkruar Haradinaj.