Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj: Aleanca, parti e kthesave të mëdha

Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj: Aleanca, parti e kthesave të mëdha

Në kryeqytet AAK-ja ka mbajtur tubim partiak, ku bëri nominimin e deputetëve të ardhshëm nga dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin lideri Ramush Haradinaj, deputetë të AAK-së, kandidatë për deputetë, në mesin e tyre edhe afaristi dhe kandidati për deputet Ramush Ahmetaj.

Ai për këtë ngjarje ka shkruar në “Facebook”, ku ka theksuar se secili qytet i Kosovës i ka kandidatët më të mirë e më të fortë se tjetri.

“Aleanca është partia e ndryshimeve, progresit dhe kthesave të mëdha, për Kosovën ndryshe, për Kosovën fituese. Me përfaqësuesit tanë të përkushtuar do ta transformojmë kryeqytetin në një qendër të fuqishme ekonomike dhe administrative. Çdo projekt i yni ka një qëllim të vetëm, ndërtimin e një Kosove që fiton”, ka shkruar Ahmetaj.