Fitorja e dytë për Borën, fitoi dramën ndaj Bashkimit
Bora e shënoi fitoren e dytë në këtë edicion të ProCredit Superligës.
Prishtinasit në xhiron e 11-të fituan dramën ndaj Bashkimit me rezultat 87:86 (26:18, 23:24, 10:23, 28:21).
Te vendasit u dalluan Alex Aveion Lomax me 23 pikë e shtatë asistime dhe Adem Mekic me 19 pikë e gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Jayveous Mckinnis me 16 pikë e 12 kërcime dhe Mack Smith me 24 pikë.
Bora ka dy fitore e tetë humbje, ndërsa Bashkimi tetë fitore e tri humbje.