Durmishi: Para pak çastesh u lëshua uji në bypassin e Ibër-Lepencit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është funksionalizuar bypassi në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai tha se para pak çastesh është lëshuar uji bypass dhe tani do të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-të.
“Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit. Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se që nga java tjetër do të nisin sanimin e përhershëm të kanalit të Ibër-Lepencit.