Presidentja Osmani shtrëngon duart me Trumpin
Në Paris janë mbledhur një numër i madh liderësh botërorë.
E ky tubim i tyre ka ardhur për ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme Notre Dame, e cila u dogj në vitin 2019.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.
Ajo shihet t’i ketë shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.