Inspektorati Qendror i Punës, përmes një postimi ka bërë thirrje ndaj punëtorëve dhe punëdhënësve, sidomos atyre në ndërtim dhe ambiente të hapura, që të kenë kujdes gjatë temperaturave të larta.
Në postim, thuhet edhe se temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve, prandaj është e domosdoshme që të respektohen masat e sigurisë dhe kushtet e punës, duke siguruar pushime të rregullta, furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm, mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe organizim të punës në mënyrë që të minimizohen rreziqet nga vapa.
‘’Ftojmë punëdhënësit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme parandaluese, ndërsa punëtorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë dhe shëndetin e tyre në vendin e punës’’, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi:
Inspektorati i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve dhe punëmarrësve, veçanërisht atyre që zhvillojnë aktivitetet e tyre në kantierë ndërtimi dhe në ambiente të hapura, që gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve, prandaj është e domosdoshme që të respektohen masat e sigurisë dhe kushtet e punës, duke siguruar pushime të rregullta, furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm, mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe organizim të punës në mënyrë që të minimizohen rreziqet nga vapa.
Ftojmë punëdhënësit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme parandaluese, ndërsa punëtorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë dhe shëndetin e tyre në vendin e punës.
Inspektorati Qëndror i Punës do të vazhdojë realizimin e inspektimeve dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, ndërsa ndaj subjekteve që nuk respektojnë masat e sigurisë, do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse.
Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të mbeten prioritet në çdo kohë.

