Vlora Dumoshi: Nga shtëpia ime tek shtëpitë e juaja, bëj ftesën për rikthim
Vlora Dumoshi, kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shkruar në Facebook se kur thirrja e LDK-së është për mobilizim, atëherë natyrisht që 40% është padyshim i kapshëm.
“Nga shtëpia ime tek shtëpitë e juaja, bëj ftesën për rikthim, dhe kur thirrja e LDK – së, është për mobilizim, natyrisht që 40% është padyshim i kapshëm. HAPNI DYERT PËR RIKTHIM!”.
“Në LDK të gjitha idetë dhe gjeneratat ecin bashkë. Me kolegët kandidat për deputet znj. Hykmete Bajrami, z. Krenar Xhaferi dhe z. Besian Mustafa, theksuam se Lidhja jonë është stacioni juaj i parë dhe i fundit politik. Pra këtu është dallimi, sepse beteja e fituar është në mes nesh, e humbja është e tyre që angazhimin politik e shohin si sulm e përfitim personal. NE jemi shtëpi e madhe me traditë mbi 30 vjeçare, jemi shenjë e veçantë në ambientin e tanishëm të Republikës sonë. Ju të pranishëm, ju falënderoj që iu përgjigjet thirrjës sime – BËHU NDRYSHIMI! #LDK #LUMIR2025 #Kosova”, ka shkruar Dumoshi.