Federata e Motoçiklizmit të Kosovës pranohet ndërkombëtarisht
Federata e Motoçiklizmit të Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të këtij sporti gjatë ditës së premte.
Ky institucion i udhëhequr nga Jorge Viegas, në mbledhjen e radhës të mbajtur në Spanjë, ka dëgjuar rrëfimin e motoçiklistëve nga Kosova dhe historinë e këtij sporti në vendin tonë.
Delegacioni kosovar i prirë nga kryetari, Nuhi Llugaxhiu, ka prezantuar të kaluarën, aktivitetet dhe misionin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.
Në fund, me 83 vota pro dhe vetëm 6 kundër, kjo federatë është pranuar ndërkombëtarisht, duke i hapur rrugë për mundësinë e realizimit të aktiviteteve të mëdha në të ardhmen.