Kandidati për deputet, Ahmetaj: Të bashkuar drejt fitores, rruga jonë është e pandalshme

Kandidati për deputet, Ahmetaj: Të bashkuar drejt fitores, rruga jonë është e pandalshme

Kandidati për deputet nga AAK-ja, biznesmeni i suksesshëm dhe jurist, Ramush Ahmetaj, ka postuar në “Facebook” një video të tubimit të kësaj partie që është mbajtur para disa ditësh në Deçan.

Ai ka thënë se ndryshimi i madh po vjen. “Rruga jonë është e pandalshme”, ka thënë Ahmetaj në fjalimin që kishte mbajtur para anëtarëve të AAK-së.

“Ne garojmë për të bërë sa më shumë punë për të ardhmen e sigurt të popullit tonë, kundër atyre që duan ta mbajnë peng Kosovën për interesa të Beogradit”, ka shkruar Ahmetaj mbi këtë video.