Nait Hasani: Do të jem kandidat për deputet

Nait Hasani: Do të jem kandidat për deputet

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur në “DPT te Fidani” në Klan Kosova për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në Kosovë.

Hasani tha se fillimisht Gjykata Speciale nuk është dashur të votohej në Kuvendin e Kosovës, teksa e përmendi edhe faktin se ai personalisht s’e ka votuar.

“Fillimisht Gjykata Speciale nuk është dashur të bëhej. Unë personalisht nuk e kam votuar sepse është bërë për transplant organësh. Unë këto s’kam mundur t’i barti sepse është dashur të shkelë mbi trupin tim”, ka pohuar ai.

Hasani ka bërë me dije se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së.

Ai ka treguar se pesë herë ka qenë deputet.