PSG vendos që të shesë Xavi Simons, disa skuadra në garë
Talenti holandez Xavi Simons, me gjasë nuk do të vazhdojë aventurën e tij në RB Leipzig.
PSG, klub që zotëron kartonin e tij, ka vendosur ta shesë futbollistin në fund të sezonit.
Sipas asaj që raportoi gazetari David Orstein (The Athletic), disa klube janë në garë për të marrë shërbimet e Simons.
Ekipet kryesore të Premier League dhe LaLiga synojnë afrimin e 20-vjeçarit. Real Madrid, Barca, Arsenal dhe Liverpool po monitorojnë situatën dhe mund të bëjnë ndonjë lëvizje në merkatot e ardhshme.