Kurti nis vizitën në Sarajevë

Kurti nis vizitën në Sarajevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga Elvira Dushi, presidente e komunitetit shqiptar në Bosnje e Hercegovinë.

Kurtin e priti Refik Lendo, nënkryetari i Federatës nga radhët e popullit boshnjak, dhe e shoqëroi deri te hoteli nën përcjelljen e policisë.

Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.