Molliqaj: PSD-ja qëndron përkrah mjekëve
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia që drejton qëndron përkrah mjekëve në të drejtën e tyre për protestë ku kërkohet rritja e pagave dhe nënshkrimi i kontratës kolektive.
“Sindikalizmi është njëkohësisht aktivizëm demokratik dhe rrugë drejt mirëqenies. Qeveria është në luftë me sindikatat sepse guximi i tyre për protestë përbën rrezik për popullin uniform që e do Qeveria. Punonjësve shëndetësor iu është shkëputur kontrata kolektive njëanshëm duke shkurtuar të drejtat e tyre”.
“Sa kohë që spitalet private dhe migrimi i konkurojnë shërbimit publik, kemi me pas më pak mjekë e mjekësi, më shumë komercializim e transaksione me shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.