I dëmtuar prej dy muajsh, Bremer: Mezi pres të luajë sërish me Juventusin
Gleison Bremer po kalon një periudhë të vështirë, me mbrojtësin e Juventusit që prej dy muajsh është i lënduar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bremer shprehet se më e keqja ka kaluar dhe se mezi pret të luajë sërish me bardhezinjtë.
“Tani ndihem mirë, më e keqja ka kaluar dhe po rikuperohem gradualisht. Jam jashtë fushe prej pothuajse dy muajsh dhe ndonjëherë natën ëndërroj fanellën bardhezi. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Është një fanellë historike, që ka fituar gjithçka. Është skuadra më e fortë në Itali, kështu që është një emocion i veçantë”, tha ai.
BallkanWeb