HomeAktualeAksion kundër përdorimit të telefonit gjatë ngasjes, shqiptohen 306 gjoba

Aksion kundër përdorimit të telefonit gjatë ngasjes, shqiptohen 306 gjoba

spot_img

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve me pasoja të rënda, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar aktivitetet policore në terren, duke zbatuar planin operativ “Përdorimi i telefonit”.

Ky plan është realizuar në periudhën 10.06.2026 deri me 14.06.2026 dhe ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes, veprim i cili paraqet rrezik të konsiderueshëm për sigurinë në komunikacion.

Gjatë zbatimit të planit, policia ka ndërmarrë masa preventive dhe ligjore ndaj kundërvajtësve. Si rezultat i këtij aktiviteteve të realizuara, janë shqiptuar 306 gjoba trafiku, ndërsa 44 patentë shoferi janë marr si masë mbrojtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme preventive dhe operative, me synim ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Lajmet e Fundit

BPV-ja në TM1 2026 shënon rritje reale për 5.43%, krahasuar me TM1 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor për...

LVV rimerr mandatin e 52, PDK bie për një deputet

LVV dhe PDK po zhvillojnë një garë të ashpër për një mandat derisa votat...

Stresi dhe One T publikojnë bashkëpunimin “Para mahallës” (VIDEO)

Dy artistët e njohur, Stresi dhe One T kanë bashkuar forcat për projektin e...

Belgjika ndalet me barazim nga Egjipti

Belgjika nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...