HomeSportAdemi: Kam iniciuar memorandume bashkëpunimi me federata mike për zhvillimin e futbollit...

Ademi: Kam iniciuar memorandume bashkëpunimi me federata mike për zhvillimin e futbollit tonë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve të lidhura me Kupën e Botës 2026, ka zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të federatave prestigjioze dhe institucioneve kryesore të futbollit botëror.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ademi ka theksuar se qëllimi i këtyre takimeve është krijimi i partneriteteve të qëndrueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Për Kosovën nuk po kërkojmë lëmoshë, por partneritet. Nuk po kërkojmë favore, por bashkëpunim të ndërsjellë që ndihmon zhvillimin e futbollit tonë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Sipas Ademit, tashmë janë iniciuar memorandume bashkëpunimi me disa federata mike, të cilat do të fokusohen në ngritjen profesionale të kuadrove në fusha të ndryshme të futbollit.

Postimi i tij në ‘Facebook’:

Po qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Kupës së Botës 2026. Këtu, çdo takim, çdo diskutim dhe çdo kontakt po sjell frytet e veta për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

Në takimet me drejtues të federatave prestigjioze dhe institucioneve më të rëndësishme të futbollit botëror, kam përcjellë një mesazh të qartë: për Kosovën nuk po kërkojmë lëmoshë, por partneritet. Nuk po kërkojmë favore, por bashkëpunim të ndërsjellë që ndihmon zhvillimin e futbollit tonë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Në këtë frymë, tashmë kam iniciuar Memorandume Bashkëpunimi me disa federata mike për segmente tejet të rëndësishme të futbollit tonë.

Këto bashkëpunime do të mundësojnë programe trajnimi dhe shkëmbimi për:

• Drejtorë sportivë dhe skautë
• Video-analistë të performancës
• Administratorë të futbollit
• Financierë dhe ekonomistë sportivë
• Specialistë të marketingut sportiv
• Profesionistë të medias sportive dhe promovimit të futbollit

Sot, futbolli modern nuk zhvillohet vetëm në fushë. Ai ndërtohet në zyrat e administratës, në departamentet e analizës, në sektorët e marketingut, në menaxhimin financiar dhe në mënyrën se si promovohet e prezantohet loja.

Prandaj, vizioni ynë është që futbolli i Kosovës të zhvillojë profile profesionale në të gjitha hallkat e tij. Andaj, përtej zejes së trajnerit dhe potencialit të madh të talentit që kemi, kam shprehur nevojën për trajnime nga ekspertë që planifikojnë, menaxhojnë, analizojnë dhe promovojnë futbollin tonë.

Vetëm kështu mund të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm, modern dhe konkurrues, i cili do t’u shërbejë klubeve dhe ekipeve tona kombëtareve dhe brezave që do të vijnë.

Ky është investim në njerëz dhe konsideroj se investimi në kuadro profesionale është investimi më i sigurt për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

#MeFutbollinPërKosovën

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...