Atalanta triumfon ndaj Romës dhe renditet në vendin e dytë, pak minuta për Gjimshitin
Atalanta triumfoi 0-2 ndaj Romës, në ndeshjen e luajtur në “Olimpico”.
Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Në pjesën e dytë, De Roon zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 68-tën.
Bergamaskët ruajtën me fanatizëm rezultatin, madje shënuan edhe golin e sigurisë me Zaniolon duke marrë kështu 3 pikë të çmuara.
Në këtë takim, Berat Gjimshiti e nisi nga stoli, teksa u preferua të aktivizohej vetëm në 10 minutat e fundit. Atalanta është në vendin e dyta, Roma në vendin e 15-të.