Në Mitrovicë rihapet Qendra e Kulturës dhe Teatrit

Në Mitrovicë rihapet Qendra e Kulturës dhe Teatrit

Është rihapur Qendra e Kulturës dhe Teatrit të Qytetit, objekt krejtësisht i rinovuar, ku njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja.

“Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne”, ka shkruar në Facebook Bedri Hamza.

Ai ka theksuar se në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve.