Presidenti i FFK-së takon edhe presidentin e UEFA-s, temë diskutimi infrastruktura sportive

Presidenti i FFK-së takon edhe presidentin e UEFA-s, temë diskutimi infrastruktura sportive

Në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e avancimit të infrastrukturës sportive në rajonin tonë dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe në këtë drejtim për FFK-në, si anëtarja më e re e UEFA-s.

“Programi ‘HatTrick’ i UEFA-s është financuesi më i madh në infrastrukturën e FFK-së, në fusha stërvitore dhe kampe nacionale, si në Hajvali po ashtu edhe në Obiliq dhe tani në Batllavë”, ka shkruar Ademi.

Presidenti Ademi ka theksuar se vitin e ardhshëm pritet të shtohet buxheti i UEFA-s përmes projekteve të HatTrick-ut.