Reali “tremb” Barçën, Ancelotti shijon Mbappen: Ishte i rrezikshëm

Reali “tremb” Barçën, Ancelotti shijon Mbappen: Ishte i rrezikshëm

La Liga dukej e mbyllur ende pa nisur mirë, kjo si pasojë e formës fantastike, por dhe krizës që po kalonte Real Madrid, por situata ka ndryshuar totalisht në 3 javët e fundit.

Kriza në Champions nuk e ka prekur ekipin e Realit në Spanjë, 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit kanë bërë që madrilenët të ngushtojnë në vetëm një pikë diferencën me Barcelonën kryesuese, për më tepër kanë dhe një ndeshje më shumë në dispozicion, atë kundër Valencias.

Ndaj Getafe sigurisht nuk ishin brilant, por zgjidhën gjithçka shumë lehtë, që në pjesën e parë, fal golave të Bellingham dhe Kylian Mbappe.

Në minutën e 30-të, Reali fitoi një 11-metërsh për faull në ndaj Rudiger. Këtë herë nuk e mori përsipër Mbappe, por Bellingham, me mesfushorin anglez që u tregua i saktë duke kaluar Realin në avantazh. Tetë minuta më pas, Mbappe bëri atë që di më mirë, u shkëput shpejt në krahun e majtë dhe me një goditje kirurgjikale dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, ekipi i Ancelottit administroi me qetësi avantazhin e dyfishtë duke dale me 3 pikë nga java e 15-të.

Më shumë se sa tre pikët, Ancelotti iu gëzua formës dhe golit të Mbappe-s: “Ishte aktiv, i rrezikshëm dhe shënoi një super gol i cili ishte i rëndësishëm, kjo është ajo që duam prej tij”, u shpreh Ancelotti.

(BalkanWeb)