Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar listës së Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
“Jemi të lumtur që sot Drin Ejupi po i bashkohet listës së Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Një gazetar i dëshmuar, plot energji pozitive dhe me shumë ide e vullnet për t’u angazhuar për një Kosovë ma të mirë!”, ka shkruar Krasniqi.