Abazi zyrtarisht në AAK: Idenë e Skënderbeut për bashkim e kam gjetur këtu
Haki Abazi, mandatin tjetër si deputet do ta kërkoj nën llogon e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Zyrtarizmi i tij u bë sot, në praninë e kryetarit Ramush Haradinaj dhe zëvendësit të tij, Ardian Gjinit.
Ndërkaq, në konferencë e mbajtur për media Abazi tha se forcën e bashkimit dhe unitetit e gjeti tek kjo parti.
“Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, tha ai.