Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
Në një ceremoni të mbajtur sot në drejtorinë e përgjithshme të PK-së në prani të drejtorit të Departamentit për Mbështetje Fatmir Bajrami, drejtorit të Departamentit për Polici Kufitare, Fehmi Xhata si dhe Dudley Tarlton zëvendësdrejtor i UNDP-së me bashkëpunëtorë u bë pranim-dorëzimi i pajisjeve donacion nga UNDP për Policinë e Kosovës.
Këto pajisje, të dedikuara për Policinë Kufitare, 2 Skaner dhe 20 komplete të veglave të punës, të nevojshme për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës dhe UNDP-së si mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP me pajisje logjistike dhe teknologjike të cilat ndihmojnë PK-në që të jetë më efikase dhe efektive në luftë kundër të gjithave llojeve të krimit, përfshirë atë transkufitar, dukurive negative si dhe ofrimit të një sigurie më të mirë për qytetarët e vendit.