Dëgjoi zemrën dhe pranoi ftesën e Kosovës, Demaku: Duhet të punoj që të grumbullohem!

Dëgjoi zemrën dhe pranoi ftesën e Kosovës, Demaku: Duhet të punoj që të grumbullohem!

Vesel Demaku, mesfushori 24-vjeçar i Altach në Austri, zgjodhi të pranonte ftesën e Kosovës, vetëm pak javë më parë. Demaku, i cili ka luajtur për skuadrat zinxhirë të austriakëve vendosi të dëgjojë zemrën, teksa së fundmi, ka folur pikërisht për përfaqësuesen dardane.

“Duhet të punoj fort. Në skuadrën e Kosovës ka konkurrencë dhe lojtarë të njohur”, ka thënë Demaku, raporton Ballkanweb.

Linku i shkrimit: https://www.sn.at/sport/fussball/nationalteam/ex-u21-teamspieler-demaku-kosovo-169251835

Mesfushori defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, Vesel Demaku më 28 tetor ka vendosur të luajë për Kosovën.

Ai në selinë e FFK-së ishte takuar me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e Kombëtares, Bajram Shala.

Me këtë rast, Demaku ka theksuar se menjëherë pasi ka marrë konfirmimin nga shteti austriak për dyshtetësi, pa hezitim e me zemër, ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe të japë kontributin e tij në fanellën dardane.

Presidenti Ademi e vlerësoi vendimin e Demakut dhe e përgëzoi për përkushtimin e tij për t’i kontribuar atdheut.

Ai tha se lojtar me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës.

Demaku gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën e Austrisë dhe ka lënë gjurmë me lojën e tij në fushën e blertë dhe pa dyshim do të jetë një vlerë shtesë për Kombëtaren e Kosovës.