Muja flet për investimet kapitale, përmend ndërtimin e 200 shtëpive në veri të vendit

Muja flet për investimet kapitale, përmend ndërtimin e 200 shtëpive në veri të vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për investimet kapitale që janë bërë gjatë qeverisjes Kurti.

Muja ka është shprehur se investimi kapitali në terma ekonomikë të përgjithshëm, i referohet çdo investimi që bëhet qoftë nga sektori privat, qoftë nga ai publik për të formuar kapitalin bruto.

“Pjesëmarrja kryesore, domethënë në tërësi, kur e sheh në terma ekonomik, kur bohet disagregimi i komponentëve të GDP-së, kapitali bruto formohet nga mbi 3 miliardë euro investime nga sektori privat edhe publik”, ka deklaruar Muja.

Duke folur për investimet konkrete kapitale, deputeti i LVV-së përmendi ndërtimin e shtëpive dhe rrugëve në veri të vendit.

“Janë 200 shtëpi të shqiptarëve që po ndërtohen për herë të parë në veri të vendit. E dyta, janë mbi 10 rrugë që janë ndërtuar për herë të parë në veri të vendit. Po ju përmend, se veriu i vendit është mbi 18 përqind e territorit të Kosovës. Rruga Qarkolez- Zubin Potok, Kuçicë – Zubin Potok, rrugë e gjatë për herë të parë çon te Ujmani, shumë strategjike”.

“Dy është rruga Mitrovicë – Bare Selac, shumë strategjike se të çon te Leposaviqi, rruga prej Mitrovicës deri në Zveçan, rrugë shumë e rëndësishme kalon kah Vidimriqi. Të gjitha rrugët e Shalës së Bajgores që shpijnë në veri, rruga për Bistricë, rruga për Cerajë etj”, ka thënë Muja.