Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në një mot acar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për “përshkallëzim të neveritshëm”, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone,.raporton Rel.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi më i fundit ishte “përgjigjja” e Moskës ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus me raketa amerikane me rreze të mesëm veprimi, ATACMS.
Duke folur gjatë një vizite në Kazakistan, Putin paralajmëroi se objektivat e ardhshëm të Rusisë mund të përfshijnë “qendrat e vendimmarrjes” në Kiev.