Gjykimi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së vendosin kollaret kuqezi

Gjykimi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së vendosin kollaret kuqezi

Në seancën e sotme në Hagë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zgjedhur që të vendosin kollare të veçantë, ngjyrë të kuqe.

Seanca e sotme në Hagë po zhvillohet pikërisht më 28 Nëntor, datë kjo shumë e rëndësishme për popullin shqiptar.

Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi zgjodhën që kollaret e tyre t’i përshtatin me 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe me daljen e parë publike të UÇK-së.

Madje në kollaren e kuqe të Rexhep Selimit është edhe forma e emblemës së UÇK-së, pasi aty nuk lejohen shkronjat.