27 vjet nga dalja publike e UÇK-së
28 nëntori pos shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, shënon edhe një ngjarje tjetër madhore në historinë e shqiptarëve.
Pikërisht me këtë ditë, 27 vjet më parë u konfirmua se Kosova kishte nisur edhe zyrtarisht rezistencën e armatosur kundër aparatit ushtarako-policor të Sllobodan Millosheviqit.
Në vitin 1997-të, në Ditën e Flamurit, doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Protagonistët, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, lexuan deklaratën e parë për paraqitjen publike.
Dalja e parë publike e UÇK-së u bë në fshatin Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe më 26 nëntor të vitit 1997-të.