Festa e madhe e 28 Nëntorit, takohen Rama dhe Hamza në Tiranë

Festa e madhe e 28 Nëntorit, takohen Rama dhe Hamza në Tiranë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Badri Hamza, ka takuar të mërkurën në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.