Qeveria miraton Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua Projektligji për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka bërë të ditur se ky dokument krijon bazën ligjore për organizimin e ngjarjes më të madh sportiv në historinë e vendit tonë.
Në bazë të këtij projektligji, Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë publik; 253 milionë euro të dedikuara për infrastrukturë dhe organizim dinjitoz; Themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, me përfaqësues të institucioneve kryesore, komuniteti sportiv dhe partnerët nga Shqipëria; Trashëgimi e qëndrueshme për sportin, ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
“Bashkë drejt suksesit të Lojërave Mesdhetare 2030!”, ka shkruar në Facebook Osmani.