100 herë Lewandovski, sulmuesi polak hyn në histori, barazon rekordin e Messit dhe CR7-s

100 herë Lewandovski, sulmuesi polak hyn në histori, barazon rekordin e Messit dhe CR7-s

Barcelona mund pa probleme debutesit e Brest me rezultatin 3-0.

Protagonist i kësaj sfide nuk kishte si të mos ishte goladori i kësaj skuadre polaku Robert Lewandovski, që realizoi një dopietë.

Sulmuesi i Barcelonës arrin kuotën e 100 golave në Champions League duke u bërë kështu një nga tre futbollistët e vetëm në historinë e këtij kompeticioni që ka arritur këtë shifër realizimesh, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sfida për katalansit e udhëhequr nga Hansi Flick nuk rezultoi e vështirë, teksa fitorja për vendasit u vu asnjëherë në diskutim.

Lewa në minutën e 10 zhbllokoi shifrat pas një ekzekutimi të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në mesin e pjesës së dytë ishte Dani Olmo, që pas një aksioni perfekt arriti të konkludojë saktë duke dyfishuar shifrat për katalansit.

Goli i tretë erdhi në kohën shtesë sërish nga Lewandovski për të mbyllur mbrëmjen perfekte për të dhe Barcelonën e cila me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë. BW