Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, përcjell shfaqjen ‘Pas luftës, kush jemi ne!?’

Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, përcjell shfaqjen ‘Pas luftës, kush jemi ne!?’

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka ndjekur nga afër shfaqjen “Pas luftës, kush jemi ne!?” që i dedikohet të zhdukurve dhe fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

“Kjo shfaqje ishte prezantuar para qindra shikuesve në vigjilje të festës së Nëntorit në Sallën AMC në Mazgit të Obiliqit. Temë e qëlluar, por edhe mjaft prekëse. Shfaqja u vlerësua lartë nga publiku, duke pasur gjithmonë parasysh rëndësinë e kujtesës individuale dhe kolektive të mbajtjes mend dhe të mosharresës”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.