HomeAktualeKatërshja e UÇK-së ngushëllon familjen për vdekjen e Sahit Jasharit

Katërshja e UÇK-së ngushëllon familjen për vdekjen e Sahit Jasharit

spot_img

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në Facebook, ku ai ka publikuar edhe telegramin e ngushëllimit të dërguar nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë.

Në mesazhin e tyre të ngushëllimit, ata shprehen se me “pikëllim të thellë” kanë marrë lajmin për vdekjen e Jasharit, të cilin e cilësojnë si “luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Të nderuar familjarë të z. Sahit Jashari, Të nderuar bashkëkombës, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë dhe heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut.Me respekt, bashkëluftëtarët e z. Sahit Jashari”, thuhet në telegram.

Lajmet e Fundit

Bashkëluftëtarët vendosin fotografinë e Hyzri Tallës në vendin e rënies

Sot në Prishtinë, bashkëluftëtarë kanë vendosur një fotografi përkujtimore të dëshmorit të Kosovës, Hyzri...

Ademi: Liria e Kosovës është amaneti më i çmuar që duhet ta ruajmë çdo ditë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar qytetarët me rastin...

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishmëri...

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Ka vdekur ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...