Babai i Neymarit: Do të kthehet më i mirë se që ka qenë

Babai i Neymarit: Do të kthehet më i mirë se që ka qenë

Babai i Neymarit, Neymar Sr., ka thënë që i biri i tij do të kthehet më i mirë se që ka qenë.

Këto fjalë të tij vijnë pas raportimeve që braziliani do të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në vendlindje, Brazil.

“Po i përcjellim spekulimet…e di që tregu po pret të shohë se si do të kthehet Neymari”, ka thënë i ati i tij për RoundCast.

“Mirëpo, ai gjithmonë kthehet më i mirë se që ka qenë. As kësaj radhe nuk do të jetë ndryshe”.