HomeAktualeKurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen...

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me partitë e tjera për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Pas një ngjarje për shënimin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Kurti tha se sa i përket konstitutimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë mund të nisin bisedimet pasi të ketë përfunduar numërimi i votave.

Ai tha se LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, duhet të jetë “bartëse e themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”.

“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket Qeverisë”, tha Kurti.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re, Kurti kujtoi se një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese kërkon që 80 deputetë të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Pra, jemi të gatshëm, të vullnetshëm, të interesuar për komunikim e bashkëpunim, por nuk asgjë e re nga ana jonë”, tha Kurti, duke përmendur se muaj më parë, LVV-ja kishte bërë oferta për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim që të gjendej zgjidhje për çështjen e presidentit.

Për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues, Kosova shkoi në zgjedhje.

Aktualisht, Albulena Haxhiu nga LVV-ja është ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidentja Vjosa Osmani e përfundoi mandatin pesëvjeçar presidencial në prill.

“Ju e dini që në këtë pranverë, si Qeveri kemi bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën. Ne kemi propozuar, ata kanë refuzuar. Shpresojmë që kësaj radhe të jetë ndryshe. Pra, për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11 nuk duhet ne të ndryshojmë sepse ne ishim ata që morëm iniciativa”, tha Kurti, duke shtuar se pret që qasje të tillë tani të ketë nga opozita.

Sipas rezultateve paraprake, LVV-ja e Kurtit ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit duke marrë 42.47 për qind të votave. E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.43 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.96 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.51 për qind dhe Lista Serbe me 6.76 për qind.

Lajmet e Fundit

Vizitë e veçantë në Pejë!

Basketbollisti nga Kosova, Rrezon Elezaj ishte i pranishëm në Pejë për të ndjekur nga...

Dembele refuzon Al Hilalin, zgjedh të vazhdojë te PSG

Ousmane Dembele ka vendosur t’i japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke...

ATK intensifikon kontrollet në klinikat estetike, stomatologjike dhe sallonet e bukurisë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet në...

“Përvëlohen” Spanja dhe Franca, temperaturat pritet të kalojnë 40°C

Spanja dhe Franca po përballen me një valë të re të nxehti, ndërsa temperaturat në disa rajone pritet të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...