HomeAktualeVdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

spot_img

Ka vdekur ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ka qenë njëri ndër bashkëluftëtarët e parë të ish-komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

“Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.”, ka shkruar Geci.

Ai ka thënë se jeta e Jasharit ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit.

“Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.”, ka shkruar ai.

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...