Kurti: Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në fillimin e fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me thirrjen e përbashkët për ndërgjegjësim, për drejtësi e për barazi.
“Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtën të jetojë e lirë, e të ëndërrojë pa frikë”.
“Si qeveri, po veprojmë çdo ditë. Po forcojmë ligjet. Po rrisim ndihmën për strehimoret. Po fuqizojmë gratë ekonomikisht. Po mbështesim viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Kurti.
Ai ka pohuar se duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë.
“Shpijmë përpara barazinë në shoqëri dhe zhvillimin në shtetin tonë. Kjo është beteja jonë. Jo vetëm e grave. Por e burrave dhe grave së bashku. Sepse një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. Më e drejtë. Më njerëzore”, ka deklaruar ai.