Të premten tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Të premten, më 29 nëntor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Në këtë fazë të garave do të përfshihen edhe skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat nga rangjet më të ulta që janë treguar të suksesshme në fazën e parë të garave.
32 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në dy vazo: Në vazon e parë do të jenë 10 ekipet e Superligës, si dhe 6 ekipet e Ligës së Parë (3 të parat e Grupit A dhe 3 të parat e Grupit B), derisa në vazon e dytë do të jenë ekipet tjera të Ligës së Parë dhe dy ekipet më të suksesshme nga rrethi paraeliminator nga Liga e Dytë dhe Liga e Tretë.