HomeAktualeOsmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

spot_img
Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për procesin e fundit zgjedhor në vend në një intervistë për Deutsche Welle, duke e cilësuar situatën politike si të përsëritur dhe të dëmshme për funksionimin institucional dhe për rrugën e integrimit evropian të Kosovës.
Osmani gjatë kësaj interviste theksoi se përsëritja e krizave politike po krijon frustrim te qytetarët.

 “Është bërë një dukuri e rregullt, por është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq për njerëzit që po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga këto procese të përsëritura. Është frustrim edhe për vendin, i cili nuk po arrin të ecë përpara me procese shumë të rëndësishme të brendshme”, tha ajo.

Mirëpo, ajo gjithashtu deklaroi se kjo situatë është frustruese edhe për faktin se pengon zhvillimin e vendit.

“Është gjithashtu frustrim për procesin e integrimit evropian, i cili po ngec për shkak të krizave të njëpasnjëshme”, tha Osmani.

Ajo shtoi se pas zgjedhjeve të fundit është më optimiste se forcat politike do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve.

“Pas këtyre zgjedhjeve, jam pak më shpresëplotë se të gjitha forcat politike do ta kuptojnë se kompromisi është rruga përpara dhe se institucionet do të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Osmani theksoi se vonesat në formimin e institucioneve po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin politik dhe në proceset e rëndësishme shtetërore të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Lajmet e Fundit

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Ka vdekur ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai...

Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit, triumfon ndaj Afrikës së Jugut

Meksika ka fituar 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të këtij...

Agim Ademi me mesazh nga Kupa e Botës: Një ditë ta fitojmë edhe ne këtë trofe

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një mesazh lidhur...

Trump: Marrëveshja me Iranin e shkëlqyer, do të nënshkruhet në Evropë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar sërish lidhur me marrëveshjen me Iranin, që sipas...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...