Ramush Ahmetaj në takimin e Shtabit Zgjedhor në Pejë: Është krijuar një frymë e punës në AAK për fitore të sigurt
Të shtunën në qytetin e Pejës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, mbajti takim me Shtabin Zgjedhor në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputet të qytetit të Pejës nga radhët e AAK-së.
Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet, ka shkruar në “Facebook” se kandidatët për deputet nga Peja nuk kanë konkurrencë.
“Kandidatët që nuk e kanë pothuajse asnjë humbje në jetën e tyre. Falë këtyre kandidatëve dita e ndryshimit po afrohet, andaj Shtabi Zgjedhor i AAK-së për Pejë kërkon një mobilizim për një fitore bindëse”, ka shkruar Ahmetaj.
Ai ka thënë se në AAK ka një frymë unifikuese.
“Në AAK kemi një frymë unisuese, dhe i kemi planet e aktiviteteve të Aleancës për të vepruar në terren, dhe që tani është krijuar një frymë e punës për fitore të sigurt”, ka shkruar Ahmetaj.