Agron Kuka merr besimin edhe një mandat si anëtar i EJU-s
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka marrë besimin edhe për një mandat katërvjeçar si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të European Judo Union (EJU), në cilësinë e drejtorit sportiv të EJU-së.
EJU mbajti Kongresin e 76-të të saj, ku i pari i sportit më të suksesshëm në vend, është zgjedhur të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv në cilësinë e drejtorit sportiv.
President i EJU-së u rizgjodh hungarezi, Laszlo Toth.
KOK përgëzon kryetarin Kuka për rizgjedhjen e tij në këtë post, duke konsideruar këtë si arritje jo vetëm për xhudon, por për gjithë sportin në vend.