Kosova e fortë, rruga drejt NATO-s
Armend Mehaj
Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo qfardo Viqi nuk meritojnë vëmendjen tonë. Nuk kemi kohë për të humbur me provokime. Përkundrazi, fokusi ynë duhet të jetë te populli ynë, te rinia jonë dhe tek edukimi i tyre mbi rëndësinë e sigurisë kombëtare.
Prioriteti ynë duhet të jetë forcimi i ushtrisë, policisë dhe agjencive të inteligjencës. Rruga drejt anëtarësimit në NATO mund të jetë e gjatë, por ne kemi forcën dhe vullnetin për ta realizuar këtë qëllim strategjik.
Personalisht, në dy vitet e ardhshme do të investoja 2 miliardë euro në përmirësimin e forcave tona të sigurisë. Një investim i tillë do të ndryshonte rrënjësisht situatën dhe do të siguronte që Kosova të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë. Është fakt që Serbia, Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut nuk ndryshojnë në thelb, por qasja e tyre ndryshon kur përballen me një shtet të fortë e të përgatitur.
Armatimi modern që kemi blerë është rezultat i vizionit, strategjive dhe politikave që kemi ndjekur gjatë ushtrimit të detyrës sime si ministër. Keto pajisje bashkëkohore është një hap i madh drejt fuqizimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Ndërsa shfaqja e tij e plotë në Kosovë mund të marrë kohë, pasi qe kemi ble shum. kjo është per krenarien e familjeve te dëshmorëve, invalidët, veteranët e UÇK-së dhe për të gjithë popullin e Kosovës.
E ardhmja jonë është në NATO. Ky është stacioni ynë i fundit dhe detyrimi përfundimtar për të përmbushur amanetin e dëshmorëve tanë. Kosova duhet dhe do të jetë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.
Kosova përpara – e fortë, e sigurt dhe krenare!