Osmani takon ministren e punëve të Jashtme të Kanadasë

Osmani takon ministren e punëve të Jashtme të Kanadasë

Në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, presidentja Vjosa Osmani, u pritën nga Mélanie Joly, ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani në Facebook.