Homeballine 2Agim Ademi takohet me Aleksandër Çeferinin në Kupën e Botës 2026

Agim Ademi takohet me Aleksandër Çeferinin në Kupën e Botës 2026

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një fotografi me presidentin e UEFA, Aleksander Čeferin, gjatë qëndrimit në Kupën e Botës 2026.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka vlerësuar rolin e UEFA-s në turneun më të madh të futbollit botëror, duke theksuar se konfederata evropiane vazhdon të ketë një vend të veçantë falë numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse dhe suksesit të saj në futbollin ndërkombëtar.

“Edhe në Kupën e Botës 2026, UEFA zë një vend të veçantë dhe ka rol të rëndësishëm, si përmes numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse, ashtu edhe si konfederata më e suksesshme dhe më e fuqishme në futbollin botëror”, ka shkruar Ademi.

Ai i ka uruar suksese presidentit Čeferin dhe të gjitha federatave anëtare të UEFA-s në këtë turne, duke shprehur shpresën që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet sërish në Evropë.

Lajmet e Fundit

Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur...

Nis Kupa e Botës, Meksika nikoqire shënon golin e parë të Botërorit

Ka filluar ndeshja hapëse e Kupës së Botës midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Nikoqirët...

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet...

Pse Kupa e Botës është ngjarja më e madhe në planetin Tokë?

Pas dhjetë vitesh përgatitje, më në fund është këtu. Kupa e Botës 2026, më...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...