HomeAktualeSpecialja bojkotoi raportin e ekspertëve britanikë në Hagë, reagon avokati i Hashim...

Specialja bojkotoi raportin e ekspertëve britanikë në Hagë, reagon avokati i Hashim Thaçit

spot_img

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka reaguar sot pasi Gjykata Speciale ka bojkotuar raportimin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe ekspertëve britanikë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Misetiq ka thënë se Avokati i Popullit të Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit po luajnë rol jetik në ofrimin e garancive për të drejtat e njeriut.

“E drejta për një gjykim publik është një gur themeli i jurisprudencës së të drejtave të njeriut. Mbikëqyrja nga publiku siguron llogaridhënie institucionale, duke i mundësuar publikut të monitorojë prokurorët dhe gjykatat, në mënyrë që shkeljet procedurale dhe materiale të mund të identifikohen dhe korrigjohen”, ka shkruar Misetiq.

Ai ka pasur kritika për organizatat prestigjioze si Human Rights Watch dhe Amnesty International, duke thënë se shpesh këto organizata ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet, ndërkohë që në vazhdimësi mbrojnë të drejtat e të akuzuarve.

“Për fat të keq, gjatë gati 30 viteve të praktikës sime para gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, kam vërejtur se organizatat e mëdha joqeveritare, si Human Rights Watch dhe Amnesty International, të cilat mbrojnë me vendosmëri të drejtat e të akuzuarve në nivel kombëtar, shpesh ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet. Ky ndryshim sistemik i lë të pandehurit në proceset ndërkombëtare të izoluar, pa monitorimin objektiv të jashtëm që është i nevojshëm për të garantuar të drejtat e tyre”, ka shtuar tutje Misetiq.

Ai ka thënë se avokati i Popullit i Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit meritojnë vlerësim për faktin se po i japin kuptim konkret dhe zbatim real të drejtës për një gjykim publik në procesin Thaçi dhe të tjerët.

Gjatë ditës, Klan Kosova ka raportuar se përfaqësuesit e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e mbyllur të thirrur në Hagë, ku po prezantohet raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC). /Klankosova.tv

 

Lajmet e Fundit

Osmani për DW: Zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë Kosovën, kërkohet kompromis

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur...

Nis Kupa e Botës, Meksika nikoqire shënon golin e parë të Botërorit

Ka filluar ndeshja hapëse e Kupës së Botës midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Nikoqirët...

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet...

Agim Ademi takohet me Aleksandër Çeferinin në Kupën e Botës 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një fotografi me...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...